Futbollistet e Belgjikës me shumë vështirësi kanë fituar ndaj Portugalisë me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e fundit të Grupit B.
Megjithatë as Belgjika dhe as Portugalia nuk e siguruan pjesëmarrjen në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste që po mbahet në Zvicër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm dy pozitat e para në grup e sigurojnë avancimin në çerekfinale.
Belgjika përfundoi grupin në vendin e tretë me tri pikë. Portugalia u rendit e fundit me vetëm një pikë. Vendin e parë e mban Spanja me nëntë pikë. Italia është në pozitën e dytë me katër pikë.
Tessa Wullaert e kaloi në epërsi Belgjikën në minutën e tretë.
Portugalia shifrat i barazoi në minutën e 87-të me golin që e shënoi Telma Encarnacao.
Golin e fitores për Belgjikën e shënoi 36-vjeçarja Janice Cayman në minutën e 96-të.