Bayern Muncheni e ka “shkatërruar” kampionin e Qipros, Pafosin.
Të martën mbrëma në Limasol, gjiganti bavarez fitoi 5:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dytë të Championsit.
Harry Kane e hapi serinë e golave në minutën e 15-të. Kapiteni i Anglisë shënoi gol tjetër në minutën e 34-të.
Për kampionin gjerman realizuan edhe Raphael Guerriero, Nicolas Jackson dhe Michael Olise.
Golin e vetëm për Pafosin e shënoi kroati Mislav Orshiq.
Bayerni në xhiron e parë fitoi 3:1 ndaj Chelseat. Pafosi kishte barazuar pa gola me Olympiacosin në Greqi.