Bayern Munichu ka nisur bisedimet me Chelsean për sulmuesin Christopher Nkunku, ka njoftuar të premten “TalkSport”.
Kampioni i Bundesligës e ka kërkuar francezin edhe në muajin janar, por çmimi i kërkuar prej 60 milionë funteve nga Chelsea ishte shumë i lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesa e Bayernit është që ta huazojë atë e më vonë ta blejë përfundimisht.
Chelsea në vitin 2023 e kishte transferuar Nkunkun për 52 milionë funte nga Leipzigu.
Në Kupën e Botës për Klube, ku Chelsea triumfoi në finale ndaj PSG-së, Nkunku luajti në gjashtë ndeshje dhe e shënoi një gol.
Në sezonin e kaluar i luajti 48 ndeshje dhe realizoi 15 gola. I pati edhe 5 asistime.