Futboll

Bayerni kthehet te fitorja, shkëlqen ndaj Freiburgut

Bayerni

Bayern Muncheni i është kthyer fitoreve në Bundesligën gjermane.

Xhiron e kaluar, Bayerni, barazoi 2:2 me Union Berlinin duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 16 fitoreve të njëpasnjëshme.

Bavarezët reaguan të shtunën duke e mposhtur Freiburgun në shtëpi me rezultatin e thellë, 6:2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të.

Ndeshja nuk filloi mirë për Bayernin.

Freiburgu kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin që e shënoi Yuito Suzuki.

Pesë minuta më pas, Johan Manzambi, i dyfishoi shifrat.

Lennart Karl e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 22-të në të mirë të Bayernit. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Michael Olise, e barazoi rezultatin në 2:2.

Golin e epërsisë 3:2 në minutën e 55-të e shënoi Dayot Upamecano.

Karry Kane pesë minuta më pas shënoi për 4:2.

Realizatori i golit të pestë për vendësit ishte Nicolas Jackson në minutën e 78-të.

Olise e shënoi golin e fundit dhe të dytin personal në minutën e 84-t.

Bayerni vazhdon të jetë skuadra e vetme në Bundesligë që nuk ka pësuar ende disfatë. Është lider me 31 pikë. Freiburgu ka 13 pikë në mesin e tabelës.