Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është suspenduar për dy ndeshje.
Vendimin e mori të hënën Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBatatina u përjashtua me të kuq të dielën në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Llapit. Ai nuk do të jetë në stolin e llapjanëve në dy ndeshjet e ardhshme, ndërsa do të paguajë gjobë prej 300 euro.
“Në minutën e 57-të është ndëshkuar me karton të verdhë për reagim, mirëpo pas ndëshkimit hynë në fushë në drejtim të gjyqtarit, kishte sjellje josportive, përdor gjuhë vulgare si dhe nxit lojtarët e tij për bojkotimin e ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt”, shkruan në arsyetim të vendimit.
Për dy ndeshje është suspenduar edhe ndihmësi i Batatinës, Synaj Keçi.
Ndërkohë Armend Dallku, trajneri i Vushtrrisë, është gjobitur me 500 euro.