Pas formës së mirë që ishte duke e kaluar në ndeshjet e fundit, sulmuesi i Barcelonës Ferran Torres është lënduar sërish.
“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Torres ka probleme me shpinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pritet t’i mungojë Barçës më 4 janar në ndeshjen ndaj Barbastros që është e vlefshme për Kupën e Mbretit.
Torres pritet t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të kuptohet shkalla e lëndimit.
Për Torresin është lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion.
Ai u lëndua edhe më 7 tetor. Në fushë u kthye në fund të muajit të kaluar.
Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, spanjolli Torres ka shënuar pesë gola dhe kontribuoi me dy asistime.