Barcelona e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e portierit Joan Garcia nga Espanyoli, pasi e ka paguar 25 milionë euro klauzolën e lirimit të tij.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me kampionen e Spanjës, ndërsa do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali dhe Manchester Unitedi ishin interesuar për shërbimet e Garcias, por ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.
Qëkur debutoi për Espanyolin në vitin 2021, Garcia ka luajtur në 67 ndeshje.
Garcia e ndihmoi Espanyolin të promovohet në La Liga në edicionin 2023-24, ndërsa ka luajtur rol vendimtar kur skuadra e siguroi mbijetesën në sezonin që përfundoi.
Ai bëri 146 pritje në elitën e futbollit spanjoll, më shumë se çdo portier tjetër.
Garcia ende nuk ka debutuar me Spanjën, por ka luajtur për grupmoshat.
E fitoi medaljen e artë Olimpike me Spanjën në Paris në verën e kaluar.