Futboll

Barcelona tërhiqet zyrtarisht nga Superliga Evropiane

Barcelona

Barcelona është tërhequr zyrtarisht nga projekti i Superligës Evropiane, duke e lënë Real Madridin si klubin e vetëm që ka nënshkruar për propozimin e krijimit të kësaj lige.

Kampionia në fuqi e La Ligas e konfirmoi vendimin në një komunikatë për media të shtunën.

“FC Barcelona e ka njoftuar kompaninë e Superligës Evropiane dhe klubet e përfshira, për tërheqjen nga projekti i Superligës Evropiane”, ka thënë klubi “blaugrana”.

Në total, 12 klube janë tërhequr nga themelimi i Superligës Evropiane në vitin 2021, përfshirë edhe klubet e Premier Leagues, Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Liverpoolin, Chelsean, Arsenalin dhe Tottenhamin.

Pas pakënaqësive të tifozëve, të gjitha gjashtë klubet e Premier Leagues u tërhoqën nga projekti brenda 72 orëve.