Futboll

Barcelona shkatërron Valencian

Barcelona shkatërron Valencian

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Valencias në ndeshjen e xhiros së katërt. 

Pjesa e dytë ishte e shkëlqyer, ndërsa Robert Lewandowski si zëvendësues shënoi dy gola të shpejtë. 

Për 1:0 realizoi Fermin Lopez në minutën e 29-të. 

Pesë golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. 

Raphinha, që po ashtu shënoi dy gola, realizoi fillimisht për 2:0 në minutën e 53-të. 

Lopez tre minuta më pas realizoi për golin e dytë dhe të tretë të Barcelonës, ndërsa braziliani Raphinha shënoi për 4:0 në minutën e 66-të. 

Lewandowski hyri në lojë në minutën e 68-të. 

Për 5:0, sulmuesi polak realizoi në minutën e 76-të, ndërsa e vendosi sfidën katër minuta para fundit. 

Barcelona ka 10 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Real Madridi lider. 

Valencia mbetet me katër pikë në vendin e 15-të.