Barcelona e ka paguar klauzolën e lirimit për portierin 24-vjeçar të Espanyolit, Joan Garcia.
Kampionia e Spanjës ka paguar 25 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë afatgjate me portierin e talentuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është bërë i ditur të premten nga njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
Garcia ka luajtur në 38 ndeshje të La Ligas në edicionin që përfundoi.
I pranoi 51 gola, ndërsa në tetë ndeshje e mbajti portën e paprekur.
Espanyoli e mbylli sezonin në vendin e 14-të me 42 pikë dhe i shpëtoi rënies.