Llapi dhe Malisheva kanë marrë vetëm nga një pikë nga ndeshja e xhiros së 21-të e elitës së futbollit të Kosovës.
Të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Malisheva barazuan pa gola, në ndeshjen që u karakterizua me vonesa të shumta për shkak të lëndimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, edhe rastet nuk munguan për të dyja ekipet.
Megjithatë, gola nuk pati.
Në nisje të stinorit pranveror, të dyja skuadrat kishin nga dy fitore e një disfatë.
Llapi u mposht nga Gjilani, derisa në Kupë fitoi ndaj Vushtrrisë, e në Superligë ndaj Feronikelit 74.
Malisheva u mposht nga Drita. Më pas fitoi në Kupë ndaj Dinamos së Ferizajt, teksa e mposhti edhe Ferizajn.
Në tabelë, situatë dukshëm më të mirë ka Malisheva që renditet në pozitën e tretë me 34 pikë, tri më pak se Ballkani që është i dyti.
Llapi mbetet i parafundit me 22 pikë dhe vazhdon garën e fortë për mbetje në elitë.
Llapin në xhiron e 22-të e pret udhëtimi i vështirë te Prishtina.
Malisheva në “Liman Gegaj” takohet me Ballkanin.
Baras në Podujevë pas pjesës së parë
Pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Malishevës, që i takon xhiros së 21-të të elitës së futbollit kosovar, është mbyllur baras.
Pati raste për shënime të golave nga të dyja skuadrat, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Pati edhe ndërprerje të shumta të lojës.
Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.