Ballkani e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 24-t për t’u kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.
Të dielën në fushën e papërshtatshme në Suharekë, Ballkani fitoi 3:0 ndaj Dritës së Gjilanit, kampiones në fuqi. Drita ishte lidere pas xhiros së kaluar, por tani është e dyta me 42 pikë, sa i ka edhe Ballkani në vendin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë në minutën e tretë Bleart Tolaj shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Ballkanit.
Arbër Potoku realizoi në minutën e 38-të për epërsinë 2:0 të suharekasve.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 79-të vendasit krijuan aksion të bukur, të cilin me gol e përfundoi Almir Kryeziu.
Ballkani e Drita kanë bërë shkëputje prej katër pikëve me përcjellësit dhe pritet të zhvillojnë deri në fund garë të fortë për titull të kampionit.
Kryeziu shënon, Ballkani udhëheq 3:0
Almir Kryeziu ka shënuar për epërsinë 3:0 të Ballkanit ndaj Dritës.
Kryeziu shënoi në minutën e 79-të.
Ballkani në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë të derbit
Ballkani po udhëheqë 2:0 pas pjesës së parë të derbit ndaj Dritës.
Në Suharekë, Bleart Tolaj shënoi që në nismë, ndërsa golin e dytë e realizoi Arbër Potoku pak para fundit të pjesës së parë.
Goli i dytë i Ballkanit
Ballkani e ka shënuar golin e dytë në derbin ndaj Dritës.
Arbër Potoku shënoi për 2:0 në minutën e 38-të.
Ballkani në epërsi të hershme, supergol nga Tolaj
Ballkani ka kaluar në epërsi të hershme në derbin ndaj Dritës.
Bleart Tolaj shënoi për 1:0 në minutën e tretë.