Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e luan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në faqen zyrtare të UEFA-s tashmë është caktuar termini i ndeshjes Ballkani – Santa Coloma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja zhvillohet më 16 korrik nga ora 16:30 në Podujevë.
Ndeshja e parë është në Andorrë më 9 korrik.
Në Andorrë ndeshja zhvillohet prej orës 20:00.
Ballkani ndeshjet evropiane i ka luajtur në “Fadil Vokrri”. Por fusha e stadiumit në Prishtinë është duke u ndërruar.
Ka pasur shpresë se stadiumi në Prishtinë do të hapet për ndeshjet evropiane, por kjo megjithatë nuk po ndodhë.
