Skuadra e madhe zvicerane, Young Boys, ka njoftuar për largimin e përkohshëm të portierit Ardian Bajrami.
Bajrami, ka shkruar klubi helvetik, do të huazohet te skuadra norvegjeze Skeid Oslo, deri në fund të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkeid Oslo është skuadër e kategorisë së dytë, ndërsa për portierin 21-vjeçar vlerësohet hap prapa.
Young Boysi përveç Bajramit ka larguar edhe disa futbollistë të tjerë, disa përfundimisht e disa në formë huazimi.
Kastriot Imeri u huazua te Thuni së fundmi.
Bajrami e nënshrkoi kontratën e tij të parë profesionale në verën e vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka luajtur në 18 ndeshje me grupmoshën U21 të Young Boysit.