Avokatja e Kylian Mbappes, Marie-Alix Canu-Bernard, ka thënë se do të ngrejë padi ndaj mediumit suedez që publikoi lajmin se Mbappe po akuzohet për përdhunim.
Ajo ka thënë se ky lajm është “plotësisht i pavërtetë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Suedi është raportuar të martën se sulmuesi francez është raportuar në polici si i dyshuar për përdhunim, në një hotel në qendër të Stokholmit.
25-vjeçari Mbappe pas raportimit për këtë lajm, ka reaguar menjëherë në platformën “X”, duke thënë po ashtu se lajmi është i rremë.
Mbappe nuk ishte pjesë e Francës për dy ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve, por pritet të luajë të shtunën kundër Celta Vigos në La Liga.