Futboll

Avdullahu ndër mesfushorët më të mirë në Bundesligë

Leon Avdullahu

Gazeta e madhe gjermane “Kicker” ka publikuar të mërkurën listën e mesfushorëve më të dalluar gjatë stinorit vjeshtor të edicionit 2025/2026 në Bundesligë.

Në mesin e mesfushorëve më të dalluar ishte edhe Leon Avdullahu.

Reprezentuesi i Kosovës renditet në vendin e 11-të.

“Leon Avdullahu i mbyll hapësirat te Hoffenheimi sipas udhëzimeve”, skruan gazeta gjermane.

21-vjeçari iu bashkua Hoffenheimit në verën e vitit të kaluar nga Baseli.

Ai ka asistuar një herë në 15 ndeshjet e stinorit vjeshtor të Bundesligës.

Për Kosovën i ka pesë ndeshje të zhvilluara.