Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico pëson tjetër disfatë në La Liga

Atletico

Atletico Madridi ka pësuar disfatën e dytë rresht në La Liga.

Pas humbjes nga Betisi fundjavën e kaluar Atletico të dielën humbi thellë nga Rayo Vallecano me rezultat 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Rayo Vallecano – Atletico Madrid i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit spanjoll.

Fran Perez në minutën e 40-të, Oscar Valentin në minutën e 45-të dhe Novel Mendy në minutën e 76-të shënuan golat e fitores për Vallecanon.

Atletico mbetet shumë prapa në garën për titull.

Zë vendin e katërt me 45 pikë, kurse Vallecano në pozitën e 16-të me 25 pikë.