Aston Villa ka shënuar fitore të madhe të shtunën në ndeshjen që i takoi javës së 18-të të Premier Leagues. Villa e mposhti në udhëtim Chelsean me përmbysje të rezultatit, 2:1.
Fitorja ndaj Chelseat, ishte e 11-ta radhazi për Villan në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Joao Pedro në minutën e 37-të. Villa reagoi në pjesën e dytë për t’i shënuar dy gola për fitoren shumë të rëndësishme.
Sulmuesi anglez, Ollie Watkins i barazoi shifrat në minutën e 63-të.
Sulmuesi i qendrës, Watkins, e realizoi edhe golin e fitores 2:1 në minutën e 84-t.
Villa është prej ekipeve kryesore që po lufton për titullin e kampionit në Angli këtë edicion.
Ka 39 pikë në vendin e tretë. Një pikë më shumë ka Manchester City në pozitën e dytë. Lider është Arsenali me 42 pikë.
Chelsea ka 29 pikë dhe është lartë në tabelë.