Futboll

Aston Villa fiton dhe nuk i ndahet kreut

Aston Villa

Aston Villa ka regjistruar tjetër fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit anglez. 
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Unai Emery e ka shënuar fitoren e nëntë rresht në të gjitha garat, pas fitores 3:2 në udhëtim te West Ham Unitedi. 

Mateus Fernandes dhe Jarrod Bowen shënuan për vendësit, ndërsa mysafirët fituan falë autogolit të Konstantinos Mavropanos, dhe dy shënimeve të Morgan Rogersit në pjesën e dytë. 
Aston Villa forcohet edhe më shumë në vendin e tretë me 33 pikë, vetëm tri më pak se lideri Arsenali, dhe një më pak se Manchester City i vendit të dytë. 

West Hami mbetet në pozitën e 18-të me vetëm 13 pikë.  Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 16-të të Premier Leagues.