Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar sërish gol për skuadrën e Elversbergut. Asllani ishte realizatori i një goli në fitoren 2:0 të Elversbergut ndaj Dusseldorfit. Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 13-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Asllani e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 58-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi luajti deri në minutën e 93-të.
Për Asllanin ky ishte goli i tetë i shënuar në 14 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me tri asistime.
Asllani është i huazuar nga Hoffenheimi.