Sulmuesi Fisnik Asllani shënoi gol për Hoffenheimin e mbrojtësi Albian Hajdari asistoi.
Dhe me kontributin e dy futbollistëve të Kosovës, Hoffenheimi fitoi 2:1 në udhëtimin e vështirë te Hamburgu të shtunën, në xhiron e 31-të të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë trepikësh, Hoffenheimi ka bërë hap të madh drejt pozitës së katërt që siguron Ligën e Kampionëve.
Hoffenheimi i ka 57 pikë në vendin e katërt, një më shumë se Stuttgarti që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Hamburgu vazhdon garën për mbijetesë. I 14-ti i ka 31 pikë, me një ndeshje më shumë të luajtur se Werder Bremeni i 15-ti, që i ka 31 pikë po ashtu.
Asllani në minutën e 18-të e shënoi golin e dhjetë në këtë edicion të Bundesligës. Ndërkohë, Hajdari asistoi në minutën e 45-të për 2:1 dhe rezultati nuk ndryshoi më.
Përveç dhjetë golave të shënuar, Asllani i ka edhe gjashtë asistime.
Ndërkohë, Hajdari e ka një gol e dy asistime.
Asllani shënon golin e dhjetë në Bundesligë
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, e ka shënuar golin e dhjetë në Bundesligë.
Asllani i dha epërsinë Hoffenheimit në udhëtimin e vështirë te Hamburgu, në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht.
23-vjeçari shënoi pas një krosimi të bukur nga Coufal në minutën e 19-të.
Rezultati aktualisht është 1:1, pas 40 minutave lojë.
Asllani i ka edhe gjashtë asistime.
Ndeshja është e rëndësishme për Hoffenheimin për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Hamburgu ende se ka siguruar mbijetesën.
Pas Asllanit, gjurmë lë edhe Albian Hajdari
Pak pas golit të Fisnik Asllanit, gjurmë ndaj Hamburgut te Hoffenheimi ka lënë edhe mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari.
Hajdari asistoi në golin për 2:1 në të mirë të Hoffenheimit në minutën e 45-të.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.