Futbollistja Kosovare Asllani ka zënë vend në skuadrën e Suedisë për Kampionatin Evropian që mbahet nga 2 deri më 27 korrik në Zvicër.
Kapitenia Asllani është njëra nga 23 lojtareve të përzgjedhura nga selektori Peter Gerhardsson. Listën e lojtareve për Evropianin në Zvicër, Gerhardsson e ka publikuar të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Asllanin është ngjarja e fundit e madhe me Suedinë. Njoftimin për largimin nga Suedia e ka bërë të ditur pas kualifikimit në dhjetor. Asllani ka theksuar se me Suedinë dëshiron të pensionohet si kampione e Evropës.
Suedia e luan kundër Danimarkës më 4 korrik ndeshjen hapëse të fazës së grupeve. Më 8 korrik përballet me Poloninë, kurse më 12 korrik luan ndaj Gjermanisë.