Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është përfshirë në mesin e 40 kandidatëve për formacionin më të mirë të edicionit në Bundesligë.
Sajti zyrtar i Bundesligës të martën ka publikuar emrat e lojtarëve që janë në garë për formacionin e edicionit 2025/2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e kandidatëve është edhe sulmuesi i Hoffenheimit, Asllani.
“Pasi e kaloi edicionin e kaluar në huazim te skuadra e Bundesligës 2, Elversberg, Asllani ka bërë që kalimi në Bundesligë të duket i lehtë pas kthimit te Hoffenheim. 23-vjeçari duket një kërcënim i vazhdueshëm sa herë që luan”, shkruan Bundesliga.
Në garë për pozitat ne sulm janë edhe 12 lojtarë. Në mesin e tyre edhe sulmuesi i Bayernit, Harry Kane.
Procesi i votimit do të mbyllet më 17 prill. Votën publikisht e ka kërkuar edhe sulmuesi i Kosovës.

