Futboll

Asllani: Isha inferior ndaj Brozoviqit e Calhanoglut

as

Shqipëria i përfundoi ndeshjet e këtij muaji me fitore të madhe ndaj Serbisë në udhëtim dhe ndaj Jordanisë në shtëpi në miqësore. 

Dhe njëri prej mesfushorëve që ka luajtur rol të madh në sukseset e “kuqezinjve”, Kristjan Asllani, është kthyer te skuadra e tij, Torino, në Serie A. 

“Tuttomercatoweb” ka bërë një shkrim për të, të mërkurën, ndërsa 23-vjeçari ka folur për të kaluarën tek Interi, por edhe për të tashmen te Torino. 

Ai është i kënaqur me rezultatet e arritura me Torinon, që po bëhet gati për duelin e vështirë ndaj Napolit. Asllani ka theksuar edhe një herë tjetër se është pritur mirë te Torino dhe kjo i është dashur. Ka shtuar se tek Interi konkurrenca ishte shumë e madhe me Marcelo Brozoviqin dhe Hakan Calhanoglun. 

Brozoviq tani luan tek Al Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa Calhanoglu vazhdon të jetë i rëndësishëm tek Interi. 

“I kam pasur vështirësitë e mia, kjo është e qartë. Nëse të tjerët kanë luajtur, unë isha shumë inferior ndaj të tjerëve. Por jam i lumtur me rrugën që kam marrë dhe që jam duke e bërë. Tani po e jap më të mirën”, ka deklaruar Asllani, shkruan “Tuttomercatoweb”.