Futboll

Asistim mjeshtëror nga Xhaka në barazimin e Sunderlandit

fd

Granit Xhaka ka bërë tjetër paraqitje të jashtëzakonshme për skuadrën e Sunderlandit.

Xhaka dhuroi një asistim mjeshtëror në barazimin 1:1 të Sunderlandit ndaj Leeds Unitedit. Kjo ndeshje e cila u luajt të dielën i takoi xhiros së 18-të të Premier Leagues.

Xhaka asistoi te goli i epërsisë të cilin e realizoi sulmuesi Simon Adingra në minutën e 28-të.

Leeds Unitedi shifrat i barazoi në minutën e 47-të me golin që e shënoi anglezi Dominic Calvert-Lewin.

33-vjeçari Xhaka është kapiten i Sunderlandit dhe këtë edicion në 18 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me një gol dhe pesë asistime në elitën angleze.

Për Sunderlandin ishte barazimi i shtatë këtë edicion, krahas shtatë fitoreve dhe katër disfatave. Është në mesin e tabelës me 28 pikë.

Leeds Unitedi ka 20 pikë në pozitën e 16-të.


Asistim mjeshtëror i Xhakës

Granit Xhaka ka realizuar tjetër asistim mjeshtëror me Sunderlandin. 

Sunderlandi është duke fituar 1:0 ndaj Leedsit. Golin e minutës së 28-të me asistim të Xhakës, e shënoi Simon Adingra. 

Ndeshja i takon xhiros së 18-të të Premier Leagues, kurse Xhaka e realizoi asistimin e pestë të sezonit.

E ka edhe një gol të shënuar.

VIDEO: