Futboll

Asistim i Rrahmanit në fitoren e Spartës së Pragës

Asistim i Rrahmanit në fitoren e Spartës së Pragës

Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të lartë te Sparta e Pragës. 

Ai regjistroi asistim në fitoren 4:1 të skuadrës çeke në shtëpi ndaj Shamrock Roversit. 

Rrahmani në minutën e 33-të fitoi një top në mesfushë dhe ndoqi aksionin deri në fund. Shfrytëzoi një pakujdesi të dy mbrojtësve kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin te mesfushori Lukash Sadilek që shënoi për 1:0. 

Martin Suchomel, Asger Sorensen dhe Lukash Haraslin shënuan golat tjerë për vendësit, kurse për mysafirët golin e vetëm në minutën e 82-të e shënoi Daniel Mandroiu. 

Ishte ndeshja e parë e fazës së ligës në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë i garave të UEFA-s për nga rëndësia.