Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar se ekipi i tij po kalon periudhë të vështirë të edicionit, pasi u eliminua nga Southamptoni i kategorisë së dytë në çerekfinale të Kupës FA.
Eliminimi i turpshëm i së shtunës ndodhi dy javë pasi Arsenali humbi në finale të Kupës së Ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHumbja shokuese 2:1 në stadiumin “St. Mary’s” ka lënë Arsenalin vetëm në garë për Premier League dhe Ligën e Kampionëve.
Një lëndim në gju i Gabriel Magalhes e ka bërë edhe më të vështirë për Artetan, që ka theksuar se disa lojtarë dolën në fushën ndonëse kishin probleme me formën fizike.
“I dua lojtarët e mi dhe atë që kanë bërë për nëntë muaj”, ka thënë Arteta.
“Jo, nuk do të kritikoj lojtarët. Do t’i mbroj më shumë se çdo herë. Nëse dikush duhet të marr përgjegjësi, atëherë jam unë. E kemi periudhën më të bukur të edicionit para nesh. Tani është momenti i stinorit. Ju gjithnjë keni momentet, zakonisht dy apo tri. Ky është momenti i parë që kemi nivel të caktuar të vështirësisë”.
Arsenali luan me Sportingun e Lisbonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në Premier League udhëheqë me nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, ndërsa e kërkon trofeun e parë që nga viti 2020.
Në tri edicionet e kaluara të kampionatit anglez ishte nënkampion, ndërsa vjet u ndal në gjysmëfinale të Championsit.
“Kur them vështirësi, ne do të luajmë në çerekfinale të Championsit dhe do ta vazhdojmë garën për titull. Është periudhë e vështirë, por besoj se shumë të tjera janë më të vështira. Kështu që do të ngritemi dhe do të performojmë siç kemi bërë gjithë stinorin”, ka thënë Arteta.