Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali është duke kërkuar përforcime gjatë këtij afati kalimtar.
Arteta theksoi se përforcimet janë të nevojshme për ta forcuar edhe më shumë skuadrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali është duke u përballur me lëndime të shumta të futbollistëve.
Së fundi janë lënduar Gabriel Jesus dhe Ricardo Calafiori. Të lënduar janë edhe Bukayo Saka, Takehiro Tomiyasu, Ben White dhe Ethan Nwaneri.
“Ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive në treg për të përmirësuar skuadrën. Ne kemi qenë që nga dita e parë duke kërkuar futbollistë të rinj. Do të ishte naive të mos e bëjmë këtë, sepse ka gjithmonë mundësi për të përmirësuar skuadrën. Sidomos me rrethanat që jemi duke u përballur”, ka thënë Arteta të martën në konferencë për shtyp.
Arsenali është pa fitore në tri ndeshjet e fundit.
Arsenali të mërkurën nga ora 21:00 përballet me Tottenham Hotspurin në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit anglez.