Futboll

Arsim Abazi jep dorëheqje nga Ferizaj

Arsim Abazi

Arsim Abazi ka dhënë dorëheqja nga posti i trajnerit të Ferizajt pas disfatës së thellë 5:0 nga Prishtina të dielën. Disfata e pësuar të dielën nga Prishtina, për Ferizajn ishte pesta nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Ferizaj zë vendin e fundit gjashtë pikë. Nga gjashtë pikë i kanë edhe Prishtina e Re dhe Llapi.

“Kam ofruar dorëheqje. E pash të arsyeshme të largohem nga ekipi, pasi nuk kam se çka të nxjerri më shumë nga ajo skuadër. Edhe pse kam pasur kontratë, vendosa të hapi rrugë dhe ndoshta dikush pas meje do të ketë rezultate më të mira dhe më shumë fat se unë”, ka thënë Abazi për KOHËN të dielën.

Abazi e udhëhoqi me shumë sukses Ferizajn në edicionin e kaluar. 

“Jam i befasuar me këtë rënie. Pak më herët kisha bisedë me presidentin dhe drejtorin të cilët me çdo kusht kërkonin që unë të vazhdoj. Por nuk e pash të arsyeshme të vazhdoj.  E nisëm mirë me dy fitore, ndaj Dritës dhe Prishtinës së Re. Por pas disfatës nga Ballkani disi u shuam dhe pash të arsyeshme të tërhiqem, pasi nuk mund të nxjerri më shumë”, është shprehur Abazi.