Arsenali e ka pësuar humbjen e parë pas më shumë se tre muajsh.
Humbjen e fundit, Arsenali e kishte pësuar nga Liverpooli në xhiron e tretë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas pati ecuri prej 18 ndeshjeve rresht pa disfatë, por të shtunën kjo ecuri u ndal.
Pas 15 fitoreve e tri barazimeve në të gjitha garat, Arsenali u mposht të shtunën në udhëtim tek Aston Villa 2:1, në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premier Leagues angleze.
Humbjen e pësoi me gol të pranuar në minutën e 95-të kur shënoi Emiliano Buendia.
Matty Cash e shënoi golin për 1:0 në minutën e 36-të, ndërsa për ekipin që drejtohet nga Mikel Arteta, shifrat i barazoi Leandro Trossard në minutën e 52-të. Për belgun ishte goli i 50-të në Premier League.
Por ishte Buendia që me golin e minutës së pestë të shtesë ia siguroi Aston Villas pikët e plota.
Arsenali mbetet lider me 33 pikë, ndërsa Aston Villa i është afruar në vetëm tri pikë.