Martin Zubimendi i shënoi golat e parë me Arsenalin, në fitoren e thellë të skuadrës së tij të shtunën ndaj Nottingham Forestit, 3:0.
Ishte disfata e parë e trajnerit Ange Postecoglou, në ndeshjen e tij të parë qëkur u largua nga Tottenhami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali kaloi në epërsi në minutën e 32-të. Zubimendi realizoi për 1:0.
Rezultati u dyfishua një minutë pas pushimit. Golin për 2:0 e realizoi Viktor Gyokeres, që u asistua nga Eberechi Eze.
Ndërkohë, Zubimendi realizoi edhe një tjetër gol në minutën e 79-të, pas harkimit të Leandro Trossardit.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Arsenali ka nëntë pikë, me goldallim 9:1.
Nottinghami në pozitën e 11-të ka katër pikë në po aq ndeshje të luajtura.