Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton shumë thellë derbin anglez

Arsenal

Arsenali ka shënuar fitore shumë të thellë në ndeshjen e fundit për këtë vit. Arsenali mposhti Aston Villan me rezultat 4:1.

Ishte ndeshja kryesore e së martës mbrëma në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër golat e fitores, Arsenali i realizoi në pjesën e dytë. Një gol realizoi edhe Aston Villa.

Serinë e golave e nisi Gabriel Magalhaes në minutën e 48-të, ndërsa Martin Zubimendi shënoi për 2:0 në minutën e 52-të. Leandro Trossard në minutën e 69-të shënoi për 3:0, kurse golin që vulosi fitoren e thellë të Arsenalit e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 78-të.

Golin e nderit për Aston Villan e shënoi Ollie Watkins në minutën e 94-t.

Arsenali e mbyll vitin në vendin e parë me 45 pikë. Aston Villa zë pozitën e tretë me 39 pikë.