Emir Sahiti do të largohet nga Hajduku i Splitit për të vazhduar karrierën te skuadra gjermane e Bundesliga 2, Hamburg.
“Index.hr” ka shkruar se klubet kanë arritur marrëveshje dhe se sulmuesi i krahut do të udhëtojë së shpejti për në Gjermani për të kryer kontrollimet mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajduku do të përfitojë 1,2 milionë euro nga shitja e 25-vjeçarit Sahiti, ndërsa prej kësaj shume, Rabotniçki i Shkupit përfiton 20 për qind.
Hamburgu për kohë të gjatë e ka kërkuar Sahitin. Dy vjetë më parë gjermanët i kishin ofruar tre milionë euro, por Hajduku kishte kërkuar 4,5 milionë. Dhe tani Hajduku duhet të kënaqet me fitim prej rreth 960 mijë euro.
Sahiti te Hajduku luan prej viti 2018. Ka luajtur 121 ndeshje për klubin e madh kroat, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe i ka asistuar 16 të tjerë.