Futboll

Arbër Hoxha u nxor me barelë, flet shkurt për gjendjen e tij

Arbër Hoxha

Një nga lojtarët kryesorë të Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha, u nxor me barelë pas lëndimit të pësuar në minutën e 88-të në ndeshjen kundër Goricës të hënën mbrëma. Dinamo e fitoi 2:0 ndeshjen në udhëtim ndaj Goricës. Ishte menduar se Hoxha ishte lënduar rëndë dhe se ai nuk do të ishte në skuadër për ndeshjen kundër Hajdukut të shtunën.

“Jam mirë, gjithçka është në rregull”, tha shkurt Hoxha rrugës për në autobusin e Dinamos, që do të thotë se ai duhet të jetë gati për derbin me Hajdukun.