Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alonso pret ndeshje të mirë ndaj Bayernit

Arsyet që shtynë Alonson të refuzojë Liverpoolin dhe Bayernin

Xabi Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, pret që skuadra e tij të luaj ndeshje të mirë ndaj Bayern Muenchenit.

Bayern Muencheni dhe Leverkuseni do të takohen të shtunën nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së pestë të Bundesligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vincent Kompany, Bayerni,  ka katër ndeshje radhazi të fituara dhe renditet në pozitën e parë në tabelë. Bayer Leverkuseni është në vendin e dytë me tri fitore dhe një disfatë.

“Pritja është e madhe dhe ne duam të tregojmë lojë të mirë. Ne kemi nevojë për një paraqitje të mirë ndaj Bayernit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë nesër. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Ekipi duhet të jetë kompakt, ne duhet të mbrohemi së bashku si ekip. Ne kemi një plan të qartë loje, nuk mund të jemi shumë të butë në ndeshje”, ka thënë Alonso të premten në konferencë për shtyp.