Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Albion Rrahmani asiston në fitoren e Sparta Pragës

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka asistuar në fitoren e Sparta Pragës.

Rrahmani asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 86-të, ndërsa Sparta Praga fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Liberecit të dielën, në kuadër të xhiros së parafundit të elitës çeke të futbollit.

Për Rrahmanin ishte asistimi i tretë, ndërsa ka edhe nëntë gola të realizuar në edicionin aktual.

Rrahmani në fushë u inkuadrua në minutën e 71-të.

Sparta Praga është nënkampione, ndërsa titullin e ka fituar Slavia Praga.