Futboll

Albian Hajdari për KOHËN: Zemra gjithmonë më ka rrahur për Kosovën

Albian Hajdari

Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, ka thënë se zemra gjithmonë i ka rrahur për Kosovën. Hajdari për KOHËN të hënën ka theksuar se është shumë i motivuar për ta dhënë maksimumin për fanellën e Kosovës. 

“Vendimi nuk ishte i lehtë, por i drejtë. Zemra ime gjithmonë ka rrahur për Kosovën. Është nder i madh ta barti fanellën e vendit tim dhe dua ta jap kontributin për të ardhmen e futbollit tonë. Dua të jem pjesë e historisë që po e shkruan Kosova”, ka thënë Hajdari për KOHËN. 

“Kosova mund të jetë e vogël për botën, por për ne është krejt bota. Ne nuk presim që të shkruhet historia, ne vet e shkruajmë atë. Ne nuk dorëzohemi, sepse besojmë në forcat tona. Dua ta ndihmoj Kosovën të ecë përpara dhe të ndërtojmë diçka që do të mbetet për brezat e ardhshëm”.