Ylli i Austrisë, David Alaba, pritet të mungojë në Kupën e Botës për Klube në këtë verë, pas operimit në meniskun e këmbës së majtë.
Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor, ndërsa Real Madridi nuk pritet që ta ketë të gatshëm mbrojtësin e disa pozitave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlaba mund t’i mungojë edhe Austrisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Më 7 dhe 10 qershor, Austria luan kundër Rumanisë dhe San Marinos.
32-vjeçari pritet të mungojë prej gjashtë deri në tetë javë.
Kupa e Botës për Klube mbaron më 13 korrik.
Alaba së fundmi ka pasur telashe të shumta me lëndime, sidomos në gjurin e majtë. Kjo ka bërë që ai të luajë vetëm në 14 ndeshje në të gjitha garat për madrilenët.