Mario Mitaj u huazua tek Al-Ittihadi për 1.2 milionë euro nga Lokomotiva e Moskës në shtator të vitit të kaluar.
Huazimi i tij është i vlefshëm deri në qershor të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, skuadra e elitës së futbollit të Arabisë Saudite e ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij. Dhe këtë pritet ta shfrytëzojë në verë, ka shkruar të shtunën mediumi “Africafootunited”.
Mitaj e ka fituar besimin e trajnerit Laurent Blanc dhe me kërkesë të teknikut francez, 21-vjeçari pritet të mbetet te klubi arab.
Mitaj, që ka 22 paraqitje me Shqipërinë, ka qenë pjesë e kampionatit rus prej vitit 2022 kur u transferua nga AEK-u i Athinës te Lokomotiva e Moskës për tre milionë euro.
Ai zhvilloi 49 ndeshje me klubin nga Moska dhe kontribuoi me dy asistime.
Me skuadrën e Al-Ittihadit, Mitaj është paraqitur në 15 ndeshje, në ligë e në Kupë, ndërsa ka kontribuuar me një gol e dy asistime.
Për transferimin e plotë të Mitajt, klubi rus do të përfitojë 4.3 milionë euro.