Futboll

Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture në kryeqytet, dy të lënduar

Aksident me motoçikletë

Foto ilustrim

Një automjet dhe dy motoçikleta janë përfshirë në një aksident trafiku mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”.

Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se nga aksidenti janë lënduar dy persona që iu është ofruar trajtimi mjekësor.

Me aksidentin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë ka ndodhë një  aksident ku janë përfshirë një  automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e plotë policor.