Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, i ka dënuar sulmet amerikane në Iran, duke i cilësuar si të papërgjegjeshme, të rrezikshme dhe provokuese.
Në mbledhjen urgjente që po mbahet të dielën, Nebenzya u shpreh se “SHBA-ja ka hapur kutinë e Pandorës”, duke shtuar se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SHBA-ja shihet qartë që nuk është e interesuar për diplomaci”, ka thënë ai, ka raportuar Skyneës.
Ndërsa, ambasadorja e SHBA-së, Dorothy Shea, u shpreh se Irani i ka penguar bisedimet e mëparshme bërthamore.
Sipas saj, Irani “e ka errësuar prej kohësh programin e armëve bërthamore dhe i ka penguar përpjekjet tona me mirëbesim”.
Ajo i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të ftojë Iranin t'iu japë fund përpjekjeve për të zhdukur Izraelin.