Futboll

Fitorja e Parë e Alonsos si trajner i Realit

Xabi Alonso

Xabi Alonso ka arritur fitoren e tij të parë si trajner i Real Madridit. Pavarësisht se  Reali pati 10 lojtarë thuajse 90 minuta ndaj Pachucas, shënoi fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube. Reali mposhti Pachucan me 3:1 të dielën në ndeshjen e luajtur në “Bank of America Stadium” para 70 mijë e 248 shikuesve.

Ndeshja nisi keq për Realin. Në minutën e shtatë me karton të kuq iu përjashtua Raul Asencio. Por edhe me dhjetë lojtarë në fushë, Reali shënoi tri gola. Jude Bellingham hapi serinë e golave në minutën e 35-të. Arda Guler shënoi për 2:0 në minutën e 43-të, kurse për 3:0 gol realizoi Federico Valverde. Ai shënoi në minutën e 70-të golin e tretë për madrilenët. Golin e nderit për Pachucan e shënoi Elias Montiel në minutën e 80-të.

Reali është në vendi ne parë në grupin H me katër pikë. Në pozitën e dytë është Salburgu me tri pikë, kurse Al Hilali në vendin e tretë me një pikë. Pachuca mbetet pa pikë në pozitën e katërt.