Futboll

58-vjeçari e luan ndeshjen e parë në edicionin e 40-të në futbollin profesionist

Kazuyoshi “King Kazu” Miura

Japonezi Kazuyoshi “King Kazu” Miura, e ka bërë në fundjavë paraqitjen e parë në edicionin e 40-të si futbollist profesionist. Japonezi 58-vjeçar nuk ka dhënë shenja se do t’i jap fund karrierës së shpejti.

Ish-reprezentuesi, u aktivizua si zëvendësues i Atletico Suzukas në fitoren 2:1 ndaj Yokohamas, në kategorinë e katërt të futbollit japonez. Ndeshja u luajt të dielën.

Sulmuesi i popullarizuar firmosur për 18 muaj me Suzukan në qershorin e kaluar, por një lëndim i pësuar në janar e ka lënë jashtë fushës në fillim të edicionit në Japoni.

“Shpresoj të luaj sërish për të treguar karakterin tim”, ka thënë Miura pas ndeshjes. “Ia dola të luaj falë përkrahjes nga të gjithë”.

Miura i bëri dy paraqitjet e para për Santosin në kampionatin e Brazilit në vitin 1986. Ai kishte udhëtuar i vetëm për në Amerikë të Jugut, në moshën 15-vjeçare, për të realizuar ëndrrat për futbollin. 

“King Kazu” i ka realizuar 55 gola në 89 paraqitje për Japoninë. Së fundi ka luajtur në vitin 2000.

Pos në Brazil e Japoni, ka luajtur edhe në Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali. Rekordin si lojtari më i vjetër që është paraqitur për një ekip profesional e mban egjiptiasi Ezzeldin Bahader, që luajti në moshën 74-vjeçare.