Futboll

2 Korriku të mërkurën në Podujevë e pret Hibernianin

2 Korriku ekipi i te rinjve

Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës të mërkurën e luajnë ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të “UEFA Youth League”. 

2 Korriku e pret skuadrën nga Skocia, Hibernian, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja fillon në orën 13:00. 

2 Korriku pësoi humbje të thellë në ndeshjen e parë, me rezultatin 4:0. 

Ndeshja e parë ishte zhvilluar në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, më 22 tetor. 
Në edicionin e kaluar, 2 Korriku i kaloi dy raundet e para kualifikuese të “UEFA Youth League”. 
E eliminoi Bylisin e Shqipërisë dhe skuadrën irlandeze, UCD. 

Në raundin e tretë ishte ndalur nga Dynamo Kyivi i Ukrainës. Këtë edicion nisi prej raundit të dytë. 2 Korriku u kualifikua në Championsin e të rinjve si kampion i Kosovës.