Futboll

149 ndeshje për Vojvodën në Serie A, asnjë karton i kuq

vojvoda

Mërgim Vojvoda ka luajtur 149 ndeshje në Serie A me fanellën e Torinos dhe Comos. Dhe mbrojtësi i krahut nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

“Pavarësisht se ka 149 paraqitje në Serie A deri më tani, Vojvoda ende nuk është përjashtuar nga loja në këtë kampionat”, shkruan të martën “Corriere dello Sport”.

Vojvoda deri më tani në Serie A ka shënuar katër gola dhe ka asistuar 15 herë.

Ndeshja e radhës e Comos është në udhëtim kundër Interit, të shtunën.

Përpara se t’i bashkohej Comos në muajin shkurt, Vojvoda luajti 127 ndeshje për Torinon.

Më 19 shtator 2020, Vojvoda debutoi në Serie A kundër Fiorentinës, në moshën 25 vjeç e 230 ditë.

Paraqitja e tij e parë me fanellën e Comos ishte kundër Napolit më 23 shkurt.

Për Kosovën ka luajtur 71 ndeshje, ndërsa vetëm një herë është përjashtuar nga loja me karton të kuq. Për “Dardanët” luan nga viti 2017.