(Daily Mail) – Federata e Futbollit e Holandës ka paralajmëruar se edicioni në “Eredivisie” mund të mos përfundojë nëse NAC Breda ka sukses në një padi ligjore, gjë që mund të çojë në përsëritjen e 133 ndeshjeve.
NAC Breda, e cila është e parafundit në tabelë me 25 pikë, ka nisur veprimet ligjore më herët këtë muaj, pas humbjes 6:0 nga Go Ahead Eagles, më 15 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një “podcast” është bërë e ditur se Dean James ka luajtur në atë ndeshje për Go Ahead Eagles, ndërsa analisti Rogier Jacobs, ka shpjeguar se mbrojtësi është paraqitur pa të drejtë loje.
Jacobs ka nënvizuar se Jamesi kishte kërkuar leje pune, pasi holandezi i krahut të djathtë të mbrojtjes kishte nisur ta përfaqësonte Indonezinë vitin e kaluar.
Ligjet në Holandër thonë se nënshtetësia holandeze humb automatikisht kur dikush, vullnetarisht, kërkon ta përfaqësojë një shtet tjetër.
Për shkak se shumë futbollistë të lindur në Holandë zgjedhin ta përfaqësojnë Kepin e Gjelbër, Idonezinë apo Surinamen, ata duhet të bëjnë kërkesë dhe të marrin leje pune.
“Nëse je futbollist holandez me rrënjë indoneziane, mund të zgjedhësh të luash për Idonezinë”, ka thënë Jacobs, shkruan mediumi “ESPN”.
“Do të marrësh pasaportë atje, por ajo që shumë lojtarë dhe klube nuk e dinë në disa raste, do të heqësh dorë nga shtetësia holandeze. Nëse NAC e zbulon këtë dhe bën padi, atëherë kjo ndeshje do të përfundojë me fitore për të. U takova me dikë të një firme avokatësh e specializuar në këtë fushë dhe ai tha se kjo mund të bëhet çështje madhore”.
Pasi u njoftua se Jamesi nuk kishte të drejtë loje me ligjet holandeze, NAC kërkoi nga Federata holandeze ta rispërsëriste ndeshjen. Bordi i garës i Federatës holandeze vendosi që rezultati të mos ndryshohej pavarësisht se Jamesi nuk kishte të drejtë të luante, duke bërë që NAC të apelojë.
Një avokat që e përfaqëson klubin NAC Breda ka thënë në gjykatë të martën se bordi i garës nuk i është përmbajtur rregullores së vet.
“Kjo çështje nuk ka të bëj me mendimin, por është rregull i thjeshtë”, ka thënë avokati Tim Ëilms, shkruan mediumi holandez “De Telegraaf”.
“Futja në lojë e një lojtari që nuk ka të drejtë loje. Go Ahead e ka futur në lojë një lojtar pa të drejtë loje. Rregulli standard i Federatës holandeze është që ndeshja të përsëritet, arsyeja që ai nuk ka të drejtë loje nuk ka rëndësi”.
Avokati i Federatës holandeze të futbollit, Michiel van Dijk, ka paralajmëruar se pasojat do të ishin të mëdha nëse ankesa e NAC Bredas për t’u përsëritur loja do të pranohej, pasi Ajaxi, Feyenoordi, Telstari, FC Volendami, Heracles Almelo dhe TOP Oss, janë në mesin e klubeve që do të kërkojnë të përsëriten ndeshjet po ashtu.
Van Dijk konfirmoi se 11 lojtarë të tetë klubeve në “Eredivisie” janë të prekur me çështje të pasaportës, pasi i kanë ndryshuar nënshtetësitë për t’i përfaqësuar Kepin e Gjelbër, Indonezinë apo Surinamen.
Ai ka thënë se do të kishte ndikim në 133 ndeshje, duke paralajmëruar se kjo mund të bëj që sezoni i ligës të mos kompletohej.
“Ata janë në fazat finale, oraret tashmë janë të jashtëzakonisht të ngjeshura”, ka thënë Van Dijk. “Nëse më shumë klube nisin procedura ligjore, asnjëra prej ligave të futbollistëve nuk mund të kompletohet. Orari i plejofeve është vendosur dhe pastaj janë garat evropiane. Shtyrja e orareve nuk është e mundur. Dhe përfundimisht: Ndeshjet duhet të luhen në fushë, jo në gjykatë”.
Vendimi pritet të jepet të hënën.
Shumë lojtarë të prekur nga kjo çështje janë lënë jashtë ekipeve të tyre në javët e fundit, edhe pse disa prej tyre janë kthyer pasi e kanë pranuar lejen e punës.