EXPRESS

Ulqini zhvendoset në Prishtinë me frymën e ngjyrave bregdetare, sonte në “Express”

Ditët e kulturës së Ulqinit në Prishtinë

Sonte në “Express” zhvillojmë bisedë në studio me këngëtarin Ermal Demiri, i cili vjen për të promovuar këngën e tij të re “Për ty e për mu”. Me këtë baladë, Ermali sivjet merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ndër të tjera me Erson Januzin, do të shpalosim programin e edicionit të dytë të Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë.  

Ju sjellim edhe një material nga skena e artit vizual. Ulqini është i dukshëm në veprat e Naser Hasës, Bilal Nikezit e të Edin Kapllanit. Në ekspozitën e hapur të mërkurën mbrëma si bashkëpunim midis Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi dhe Galerisë së Fakultetit të Arteve, treshja ka ardhur me ngjyra të ngrohta e energji mediterane.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Angelina Jolie, Meghan Markle dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!