EXPRESS

Teatri i Gjakovës “Hadi Shehu”, adresë për shfaqje kreative, sonte në “Express”

Shfaqja "Streha e Nemun"

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë në studio me drejtoreshën e Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu”. Bashkë shpalosim sukseset e vitit 2025 dhe programin e aktivitetet e këtij institucioni teatral për sivjet.

Përveç tjerash do të sjellim një material që nga premiera botërore e filmit “Wuthering Heights”, ku të pranishëm ishin edhe yjet Margot Robbie dhe Jacob Elordi, të dy protagonistë në filmin që vjen i adaptuar nga romani i shkrimtares së famshme, Emily Brontë.

Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga showbizi me protagonistë yje si, Chriss Brown dhe Ariana Grande.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!