EXPRESS

“Parcela” e çliron tokën nga kaosi, sonte në “Express”

Alban Meka

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me artistin multidimensional, Shuk Orani. Bashkë diskutojmë për punët dhe angazhimet e tij në fushën e artit pamor.

Përveç tjerash do të sjellim një material nga skena kulturore në vend. Parcela e artistit Alban Meka është ende e lirë, e paprekur. Ekspozita me këtë titull është metaforë e përkatësisë me hapësirën që njeriu zë si individ e si shoqëri. Tematika është e njëjta, kontrastet janë në ngjyrat e dallueshme midis veprave, por edhe tranzicioni në vijat e vetë veprës. Ato janë si një lloj harte emocionale që kthen në kohën jo të largët kur hapësirat ishin fushë loje a feste fëmijërie.

Në lajme nga bota fokusohemi te artisti britanik, Harry Styles, i cili ka paralajmëruar albumin e ri, pas një pauze tri vjeçare nga muzika.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!