EXPRESS

“Mitrox Festival” - dedikuar artit, muzikës dhe komunitetit, sonte në “Express”

“Mitrox Festival”

Sonte në “Express” përmes intervistës së realizuar online, shpalosim detaje rreth edicionit të parë të “Mitrox Festival”, festival njëditor dedikuar artit, muzikës dhe komunitetit, e që vjen i organizuar nga “Green North”.

Po ashtu ju sjellim një material nga organizimi i fundit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku me rastin e 80-vjetorit të lindjes është kujtuar Jusuf Gërvalla. Krijimtaria e tij artistike bashkë me veprimtarinë kombëtare janë përshkruar si vepra të një artisti me nam e idealisti të rrallë.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Jennifer Laërence, Josh Hartnett, Sean Diddy Combs dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!